Përkrahësja e madhe e lirisë dhe shtetit të Kosovës, Emma Bonino shtrihet në spital në gjendje kritike

Përkrahësja e madhe e lirisë dhe shtetit të Kosovës, Emma Bonino shtrihet në spital në gjendje kritike

Emma Bonino, ish ministrja e Jashtme e Italisë dhe përkrahësja e madhe e lirisë dhe shtetit të Kosovës, është shtrirë në spitalin e Santo Spirito të Romës në gjendje kritike, transmeton Periskopi.

Siç raportojnë mediat italiane, ajo është transferuar në njësinë e kujdesit intenziv dhe po pritet një raport mjekësor.

Ish-ministrja e Jashtme e Italisë, ishte shëruar nga një tumor në mushkërinë e majtë në vitin 2023, ndërsa në vitin 2024 u shtrua në spital për probleme me frymëmarrjen.

Kujtojmë se, Emma Bonino, ishte përkrahëse e madhe e Kosovës dhe ndër mështetëset më këmbëngulëse në Bashkimin Evropian për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Bonino mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në pranverën e vitit 1999. Gruaja e cila gjatë gjith aktivitetit të saj ishte zë i fuqishëm kundër dhunës, pabarazisë dhe cenimit të dinjitetit njerëzor.

Në kohën sa ishte ministre e Jashtme e Italisë, Bonino kishte vizituar edhe Kosovën. Në vitin 2013, ajo ishte pritur nga kryeministri Hashim Thaçi ku kishte deklaruar se “e ardhmja e Kosovës është europiane dhe në këtë drejtim, Italia do të vazhdojë mbështetjen e saj për procesin e integrimit evropian të Kosovës”.

/Periskopi/

Shpërndaje në: