LDK sot pritet të aprovojë kandidatin për kryeministër, ky është rendi i ditës (DOKUMENT)

LDK sot pritet të aprovojë kandidatin për kryeministër, ky është rendi i ditës (DOKUMENT)

Sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nis nga ora 17:00, por s’janë bërë të ditura detajet se çka do të disktuohet.

Megjithatë, Periskopi ka arritur të sigurojë rendin e ditës.

Në këtë mbledhje do të bëhet aprovimi i nominimit të kryeministrit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe përmbajtja e listës zgjedhore për këto zgjedhje.

 

 

Ndryshe, LDK dhe PD kanë rënë dakord për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Partia e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik se, pas takimit konstruktiv ndërmjet Kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshja politike që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

 

LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Shpërndaje në: