Kryesuesi tha se Arian Gashi ka bërë presion ndaj prokurorëve, deklarohet ky i fundit

Kryesuesi tha se Arian Gashi ka bërë presion ndaj prokurorëve, deklarohet ky i fundit

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, i është përgjigjur pretendimeve të kryesuesit Ardian Hajdaraj se ka bërë presion ndaj prokurorëve për votim në procesin e përzgjedhjes se një anëtari të ri në KPK.

“Fatkeqësisht, në takimin paraprak e shfrytëzuat foltoren e këtij Këshilli për me m’sulmu mua.., ju dhe zëvendëskryesuesja. Këtë e bëtë që të mbulonit paligjshmërinë e juaj, shpifjet që i bëtë në raport me mua se kinse unë paskam bërë presion te një prokuror. Nuk është e vërtetë, është shpifje e pastër sepse publikisht po deklaroni që diçka ka ndodhë e nuk ka ndodhë”, ka thënë ai.

Ai tha se kryesuesi nuk prezantoi asnjë provë apo fakt, sepse nuk ka, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk patët ku me më sulmu në çështjen e raportit që e shtjelluat këtu në mënyrë të kundërligjshme, por më sulmuat mua personalisht sepse në raport nuk dëgjova asnjë shkelje që ishte bërë. Nëse keni diçka ma thuaj në sy, nëse ka një provë prezantoni pranë organeve, mos shpifni publikisht”, shtoi Gashi.

Sa i përket trajtimit të pikës për vlerësimin e performancës për shtatë prokurorëve të grupit, u kërkuar serish largimi i Agron Qalës për trajtimin e kësaj pike. Por, meqë kjo kërkesë prapë nuk është marrë parasysh, katër anëtarët e KPK-së liruan sallën.

Me gjashtë anëtarë në sallë (përfshirë Agron Qalajn- që më herët u deklarua se nuk përbën kuorumin), kjo pikë vazhdoi të trajtohet e mbyllur./Periskopi/

Skandal në KPK, kryesuesi e konfirmon: U premtuan favore, kishte presion përmes mesazheve

Shpërndaje në: