Shtëpia e ish presidentit francez cak i hajnave

Shtëpia e ish presidentit francez cak i hajnave

Ish-presidenti francez Francois Hollande ishte viktimë e një vjedhjeje me thyerje pasi hajdutët hynë me forcë në shtëpinë në Paris ku jetojnë Hollande dhe partnerja e tij Gilles Gayet më 22 nëntor, tha zyra e prokurorit të Parisit për gazetën Figaro.

Vjedhja u konfirmua edhe nga njerëz të afërt me përfaqësuesin e Partisë Socialiste nga Korezi, shton e përditshmja e Parisit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, dy persona u arrestuan, u akuzuan dhe u vunë në paraburgim që më 28 nëntor, mëson Figaro, por nuk specifikon se çfarë vodhën hajdutët nga shtëpia e ish-presidentit francez.

Të dyshuarit janë dy burra të lindur në dhjetor 1994 dhe shkurt 1995 në Algjeri, sipas gazetës./Periskopi/

Shpërndaje në: