Punëtorët e transportit ende pa paga – protesta vazhdon
Transportuesit publikë dhe ata privatë të kryeqytetit po vazhdojnë edhe sot protestën, për shkak të borxheve që Komuna e Prishtinës ka ndaj tyre.
Përfaqësuesi i Trafikut Urban, Ilmi Gashi, tha se në momentin që alokohen mjetet financiare nga komuna, po në atë moment do të fillojë puna e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Të themi që është mirë, nuk është mirë. Është gjendje e jashtëzakonshme për Trafikun Urban, duke pasur mëshirën e qytetarëve që po vuajnë për transport publik. Iu kërkojmë falje qytetarëve, dhe faleminderit për mirëkuptimin e tyre në këto ditë të vështira”, u shpreh Gashi.
“Ne kemi ngelur këtu para komunës, në këto temperatura të ftohta, ashtu si qytetarët që po rrinë jashtë pa transport publik”, u shpreh pos tjerash ai.
Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave ende nuk ka bartur mjetet financiare në buxhetin e kryeqytetit.
Derisa u bë e ditur se në momentin që barten këto mjete, qytetarët do të njoftohen me kohë./Periskopi/



