Mulosmani: Duke lexuar mbështetësit e Albin Kurtit, nuk ke sesi të mos ndjesh keqardhje

Mulosmani: Duke lexuar mbështetësit e Albin Kurtit, nuk ke sesi të mos ndjesh keqardhje

Publicisti, Ermal Mulosmani ka thënë se janë për keqardhje qëndrimet e mbështetësve të Albin Kurtit të Vetëvendosjes, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se mënyra se si mbështetësit e shohin Kurtin  si “shpëtimtar, të pakorruptueshëm, nacionalist, prijës, mbrojtës të paepur, filozof dhe figurë të pashoqe”, sipas tij përfaqëson një mentalitet nënshtrimi.

 

Postimi i plotë:

Duke lexuar mbështetësit e Albin Kurtit, nuk ke sesi të mos ndjesh një keqardhje për vetveten, njëfarë pezmi fatalist. Një injorancë e tillë që gjen te një individ shpëtimtarin, të pakorruptueshmin, nacionalistin, prijësin, mbrojtësin e paepur, filozofin e pashoq, luanin e shqiptarisë mund të falej në kohët e vjetra, fjala vjen nga vitet 1500, në Mesjetë. Por të jetë një mentalitet i tillë nënshtrimi e adhurimi hyjnor për një udhëheqës të një Partie në një vend krejt të vogël në periferi të botës është kaq qesharake…

Medet. Do të isha i lumtur nëse ata që e glorifikojnë Kurtin e bëjnë për interesa politike të momentit. Drama është se u besojnë broçkullave që shkruajnë.

Shpërndaje në: