I qiti veç 2.7 milionë euro për trafikun urban, Hekuran Murati paralajmëron se do të ketë vonesa për 25.9 milionët tjera për kryeqytetin

I qiti veç 2.7 milionë euro për trafikun urban, Hekuran Murati paralajmëron se do të ketë vonesa për 25.9 milionët tjera për kryeqytetin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, si jo rrallë herë, edhe kësaj radhe nuk e çoi deri në fund çështjen e pagesave për Komunën e Prishtinës.

Murati, njoftoi se ka alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik në Prishtinë, sipas vendimit të Kuvendit Komunal.

Derisa tha se pjesa tjetër nuk mund të kryhej sot meqë “kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë”.

Ai akuzoi Komunën e Prishtinës se duke qenë në dijeni për kohën që marrin procedurat ka deklaruar se Ministria e Financave nuk po i alokon mjetet.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi se ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve nga Ministria e Financave për Komunën e Prishtinës.

Rama tha se Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

“Lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e Kryeqytetit: më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit. Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave. Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria. Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!”, ka shkruar Rama./Periskopi/

Hekuran Murati i qiti paret për operatorët e transportit publik

Zhbllokohet kryeqyteti, flet Rama: Ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve, do të punojmë jashtë orarit për procesimin e pagesave

 

Shpërndaje në: