Lajm i mirë: Arbër Hoxha do të jetë gati për supersfidën ndaj Hajdukut
Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Arbër Hoxhën.
Sulmuesi shqiptar, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për supersfidën e fundjavës.
Dinamo e Zagrebit do të luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit, me fillim nga ora 15:00.
Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovacevic që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë.
27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste./Periskopi/



