22 subjekte politike u certifikuan, Lista Serbe jo – Krejt çka ndodhi në mbledhjen e djeshme të KQZ-së

22 subjekte politike u certifikuan, Lista Serbe jo – Krejt çka ndodhi në mbledhjen e djeshme të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të martën 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë periudhës 7-ditore nga 24 deri më 30 nëntor, 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme.

Këto janë subjektet politike të certifikuara:

Partitë politike:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;Za Slobodu Pravdu i Opstanak;PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;Kosovaki Nevi Romani Partia;FJALA;LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);KOSOVSKI SAVEZ;PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dheKoalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Iniciativat qytetare:

PSA; dheIniciativa Qytetare për Kosovë.

Kandidat i pavarur:

NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

“Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, u tha në njoftim.

Në këtë mbledhje, u refuzua certifikimi i Listës Serbe ku dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar nga votimi.

Moscertifikimi i saj nxiti reagime.

BE-ja, Britania, Italia e OSBE-ja e dënojnë ashpër moscertifikimin e Listës Serbe: Krejt çka u tha?

Shpërndaje në: