Dogana ndalon kontrabandimin e veshjeve sportive në kufirin në Vërmicë

Dogana ndalon kontrabandimin e veshjeve sportive në kufirin në Vërmicë

Zyrtarët doganorë kanë zbuluar një tentim kontrabande me tekstil mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të një automjeti, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, transmeton Periskopi.

Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mund të jetë një imazh i makinë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Shpërndaje në: