Arrestohet personi që dyshohet se vrau biznesmenin në Elbasan

Arrestohet personi që dyshohet se vrau biznesmenin në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë i viktimës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se lokalizimi dhe kapja e Spahos është rezultat i disa orëve ndjekjeje dhe verifikimesh nga strukturat e Policisë së Shtetit, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, përcjell Periskopi.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në ekzekutim./euronews/

Shpërndaje në: