Një person lëndohet në vendin e punës në Gjilan
Një person ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në rrugën “7 Shtatori” në Gjilan.
Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar më 02.12.2025, rreth orës 10:23 dhe rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Sipas raportit, 24 orësh, “viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar është lënduar aksidentalisht.Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë”./Periskopi



