Arrestohen shtatë persona në Podujevë, u rrahën mes vete

Arrestohen shtatë persona në Podujevë, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë burra në Podujevë të martën.

Sipas policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete.

Gjashtë nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shpërndaje në: