VVazhdojnë kontratat njëburimore:: KEK-u i jep tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

VVazhdojnë kontratat njëburimore:: KEK-u i jep tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur fituese një kompani të derivateve në tenderin për “Furnizim me mazut”. Vlera e kontratë është mbi 200 mijë euro. Kompania e derivateve Ex Fis, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

Kontrata që KEK i ka dhënë kompanisë “EX-Fis” është e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.

Kjo kompani sipas njoftimit të dhënë sot (03.12.2022) është shpërblye me 264,083.53.

“EX-Fis” do bëjë furnizimin me mazut për KEK.

Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime nga KEK se pse ky tender u dha me negocim por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, në dosjen e tenderit thuhet se një pjesë e furnizimit duhet të bëhet brenda 48 orëve pas nënshkrimit te kontratës.

“Afati i furnizimit: suksesivisht në kohëzhjatje prej max. 20 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Pjesa emergjente 150 ton te behet brenda 48 oreve pas nënshkrimit te kontratës, ndërsa pjesa tjetër  350 tona maksimum brenda 20 ditëve prej nënshkrimit te kontratës“, thuhet aty.

Por, ky nuk është tenderi i vetëm emergjent që KEK ia dha kësaj kompanie.

Në korrik 2025, KEK, ka shpërblyer kompaninë “Ex Fis” në vlerë prej 592,562.06 euro, për furnizim me mazut (Fuel Oil 1.0%).

“EX FIS donatori i Vetëvendosjes

Kompania e derivateve Ex Fis, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Po ashtu, të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj. /Periskopi/

Shpërndaje në: