Deputeti shqiptaro-zviceran: Bedri Hamza është kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane

Deputeti shqiptaro-zviceran: Bedri Hamza është kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane

Deputeti shqiptaro-zviceran, Korab Rashiti ka analizuar kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, për të cilin thotë se është njeri me frymë bashkëpunimi shumëdimensional, shkruan Periskopi.

“Jam i bindur se Bedri Hamza është gjithashtu kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane, por edhe i respektuar nga udhëheqësit e tjerë evropianë, si dhe nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në shumicën e vendeve të Evropës”, ka shkruar Rashiti.

Postimi i plotë:

Dje në mbrëmje e dëgjova me shumë vëmendje Bedri Hamzën në RTV Dukagjini. Mendoj se kandidatura e tij për kryeministër është më e afërta me një diagnostikë reale dhe të saktë të ekonomisë së vendit. Qasja e tij qeverisëse më duket gjithashtu më e përshtatshme për një shtet të vogël, të cilit nuk i duhen eksperimente ideologjike apo sociale, por një njeri me frymë bashkëpunimi shumëdimensional.

Jam i bindur se Bedri Hamza është gjithashtu kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane, por edhe i respektuar nga udhëheqësit e tjerë evropianë, si dhe nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në shumicën e vendeve të Evropës.

Ai përbën një antidot të nevojshëm ndaj narrativës serbe dhe një faktor për uljen e tensioneve të vazhdueshme rreth çështjeve të sotme dhe të së ardhmes në Kosovë.

Në stilin e qeverisjes, Bedri Hamza do të ishte një senator tipik i një kantoni të Konfederatës Zvicerane.

Duhet votuar Bedri Hamza – per nje Kosovë ma mir.

Shpërndaje në: