A ekziston vërtet varësia nga dashuria

A ekziston vërtet varësia nga dashuria

Ekspertët paralajmërojnë se varësia nga dashuria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një fenomen serioz psikologjik, një lloj varësie ku njerëzit ndjekin me çdo kusht romancën, vëmendjen dhe miratimin emocional, edhe kur kjo u shkakton dhimbje vetes ose të tjerëve.

Një studim i vitit 2023 madje e vendos këtë varësi në të njëjtën kategori me varësitë nga droga, ushqimi apo lojërat, për shkak të mënyrës se si truri “kërkon” ndjesinë e dashurisë së re.

Shenjat e saj shpesh fshihen pas emocioneve që duken të zakonshme: një boshllëk i thellë kur janë vetëm, nevoja për t’u kthyer pas ish-partnerëve edhe kur kapitulli ka mbaruar, apo përfshirja me njerëz të papërshtatshëm vetëm për të provuar edhe një herë ndjesinë e fuqishme të dashurisë së parë.

Ndërkohë, kultura popullore, filmat, muzika, rrjetet sociale i romantizon këto sjellje, duke i bërë individët të mos e kuptojnë fare se janë të varur.

Sipas specialistëve, rruga drejt shërimit kalon përmes terapisë profesionale dhe grupeve të mbështetjes, ku njerëzit fillojnë të njohin modelet e tyre emocionale, të ndërtojnë vetëvlerësim më të fortë dhe të krijojnë marrëdhënie që mbështeten në ndjeshmëri e jo në obsesion./Periskopi/

Shpërndaje në: