Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagon për Sami Kurteshin: Sulm ndaj lirisë së medias, dënojmë retorikën e tillë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagon për Sami Kurteshin: Sulm ndaj lirisë së medias, dënojmë retorikën e tillë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me sulmet verbale ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) nga anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, shkruan Periskopi.

Në reagim thuhet se krahasimi i AGK-së me një grup kriminal “jo vetëm që është i padenjë, por edhe një sulm ndaj lirisë së medias”.

“Krahasimi i Shoqatës së Gazetarëve (AGK) me një grup kriminal jo vetëm që është i padenjë, por edhe një sulm ndaj lirisë së medias. Ne i bashkohemi BE-së në dënimin e një retorike të tillë”, thuhet në reagim.

Ambasadori francez dënon gjuhën e Sami Kurteshit: Mediat janë pjesë e domosdoshme e demokracisë funksionale

Shpërndaje në: