Hargreaves i qartë pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar për takimin që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në X, ai tha se me Abdixhikun diskutuan për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Ishte mirë që takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka shkruar ai në X.
Ambasadori britanik takohet me Abdixhikun, flasin për zgjedhjet e 28 dhjetorit



