Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë derivatesh, një tjetër në kërkim

Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë derivatesh, një tjetër në kërkim

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Obiliq ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, rast i ndodhur më 28 nëntor 2025 në një pompë derivatesh.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e dy personave të dyshuar, ndërsa vetëm njëri prej tyre është arrestuar deri tani. Për të arrestuarin janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, sipas udhëzimeve të prokurorit të shtetit.

Personi i dytë i përfshirë në rast ndodhet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Hetimet po vazhdojnë./Periskopi/

Shpërndaje në: