Gjenerali amerikan: Evropa do të mbijetojë edhe me më pak ushtarë amerikanë

Gjenerali amerikan: Evropa do të mbijetojë edhe me më pak ushtarë amerikanë

Komandanti i lartë i NATO-s nga SHBA-ja, Alexus Grynkewich, tha se Evropa “nuk ka nevojë për kaq shumë trupa amerikane” dhe se do të “shkojë për mrekulli” edhe nëse amerikanët reduktojnë praninë e saj.

Këto komente vijnë ndërsa rritet shqetësimi për strategjinë e re të mbrojtjes së presidentit amerikan, Donald Trump, e cila parashikon të tërheqë forcat amerikane nga Evropa dhe t’i zhvendosë ato në Indo-Paqësor.

Hapat e parë kanë filluar tashmë: një muaj më parë, SHBA-ja tërhoqi 800 trupa nga Rumania, shkruan politico.

Dyshimet mbi besueshmërinë e Uashingtonit po rriten. Trump është larguar nga entuziazmi për Nenin 5 të NATO-s, ka vënë në pikëpyetje se si aleanca duhet të përgjigjet ndaj një sulmi rus ndaj Polonisë dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj aleatëve për shpenzimet e mbrojtjes.

Një sinjal tjetër shqetësues – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mungoi në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s – diçka pothuajse e paprecedentë.

Ndërkohë, inteligjenca evropiane paralajmëron se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s para përfundimit të këtij dekade, dhe Putin një herë tjetër ka deklaruar se është “i gatshëm” për luftë me Evropën./Periskopi/

Shpërndaje në: