Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Një fëmijë dyvjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës Pitbull në ishullin Zakinthos në Greqi.
Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime të rënda.
Dyvjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthos pa ndjenja, por mjekët nuk mund ta shpëtojnë, transmetojnë mediat greke, raporton KP, transmeton Periskopi.
Hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragjik janë duke vazhduar./Periskopi



