Vetëm edhe sot afat për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Vetëm edhe sot afat për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Sonte në 23:59 zyrtarisht përfundon edhe afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend mbahen sot tri javë, konkretisht të dielën e fundit të vitit.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Ndërsa zyrtarisht, fushata elektorale për zgjedhjet që do të përcaktojnë fatin politik të vendit për katër vitet e ardhshme do të fillojë më 17 dhjetor./Periskopi/

Shpërndaje në: