U shpall e zhdukur, sot gruaja gjendet e vdekur në lumin Lumbardh – Deklarohen nga Prokuroria

U shpall e zhdukur, sot gruaja gjendet e vdekur në lumin Lumbardh – Deklarohen nga Prokuroria

Në lumin e Bistricës në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ku zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se njësiti i zjarrfikësve ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë.

“Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lumbardh. Përveç prokurores së Krimeve të Rënda dhe policisë, në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve, i cili ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML. Ndërkohë, policia ka marrë autorizimin e prokurorit për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Nikçi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktimën e kishin raportuar si të zhdukur mbrëmë familjarët./Periskopi/

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës

Shpërndaje në: