Pamje të tërmetit në Japoni, lëkundje të forta për rreth 30 sekonda
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën Aomori në Japoninë veriore, pak pas orës 23:00 sipas kohës lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e prefekturës Aomori, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e madh të Sapporo-s, në veri të vendit.
Në rrjetet sociale, qarkullojnë pamjet e lëkundjeve dhe paslëkundjeve, duke shkaktuar panik dhe shqetësim.
Një gazetar i NHK në rajonin e Hokkaido raportoi se dridhja ishte horizontale, zgjati rreth 30 sekonda dhe se nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë në momentin kur goditi tërmeti./Periskopi/



