Trump lavdëron Presidentin Erdogan: Ai ndërtoi një ushtri dhe një vend të fortë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka lavdëruar homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan në një intervistë për Politico.
Trump ka vlerësuar se ka marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin turk.
“Erdogani është miku im, ai është një njeri shumë i fortë. E dua shumë. Ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë gjatë viteve.”
Ai shtoi se shpeshherë ndërmjetësimi i tij kërkohet nga udhëheqës të tjerë kur kanë vështirësi në komunikim me Presidentin turk, raporton ahaber.com.tr, transmeton Periskopi.
“Sa herë që dikush ka një problem me të, më kërkon t’i telefonoj sepse nuk mund të flasin me të. Ai është një njeri shumë i ashpër. E dua shumë. Gjatë viteve, ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë. Ne gjithmonë gjejmë zgjidhje me të dhe i zgjidhim ato shumë shpejt. Ai është shumë ndryshe nga udhëheqësit e tjerë”, tha Trump për Polico.
Në intervistë, Trump dha edhe vlerësime të gjera mbi zhvillimet globale, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunëve strategjike dhe marrëdhënieve të forta ndërkombëtare./Periskopi/



