Digjet një banesë në Bregun e Diellit, në Prishtinë

Digjet një banesë në Bregun e Diellit, në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Në pamje Shihet se nga kompleksi banesor, që gjendet përballë të ashtuquajturave “Banesat e Bardha”, po del tym i madh.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve, që menjëherë janë angazhuar për të fikur zjarrin.

Teksa është herët të dihen shkaqet e këtij incidenti, ende nuk dihet nëse ka të lënduar./Periskopi/

Shpërndaje në: