Aksidentin me fatalitet në Leposaviq, policia jep detaje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, derisa një nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë në spital.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjer. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident njëri nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar./Periskopi/



