Një grua rrah ish-vjehrrën në Malishevë
Një grua ka sulmuar fizikisht ish-vjehrrën në Malishevë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
Viktima, një femër kosovare, ka raportuar se është goditur nga ish-nusja, me të cilën dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje familjare.
Policia ka intervistuar të dyshuarën, e cila më pas është liruar me vendim të prokurorit të rastit.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt./Periskopi/



