Shqipëri: Arrestohet djali i ish-deputetit të PS
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është arrestuar nga policia mëngjesin e të mërkurës, shkruan A2 CNN.
Ai është pjesë e një grupi prej 6 personash të vënë në pranga pas një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit, ku janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Rraja.
Të arrestuarit
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal./Periskopi/



