Ridvan Muharremi ngatërron sallën në gjykatë, momenti kur futet brenda me duar në xhepa (VIDEO)

Ridvan Muharremi ngatërron sallën në gjykatë, momenti kur futet brenda me duar në xhepa (VIDEO)

I akuzuari në rastin me rezervën shtetërore, Ridvan Muharremi, dhe avokati i tij, e kanë ngatërruar sallën për shqyrtimin fillestar.

Ata kanë arritur disa minuta me vonesë në seancë, teksa avokati i Muharremit i kërkoi falje gjykatësit për vonesën dhe i sqaroi se kanë shkuar në një sallë tjetër. Muharremi u fut në sallë me duar në xhepa, shkruan Reporteri.net.

Gjykatësi pastaj sqaroi se fillimisht ishte paraparë që seanca të mbahej në një sallë tjetër, por për shkak të interesimit të madh të mediave, është ndërruar salla në momentin e fundit.

(Video nga minuta e ‘3’të)

“Keni të drejtë se njëherë është caktu paraprakisht, por për shkak të hapësirës dhe interesimit të madh e kemi ndërru sallën në momentin e fiundit”, ka deklaruar gjykatësi.

Për dallim nga Muharremi, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk është paraqitur në gjykatë.

Shqyrtimi fillestar dështoi dhe seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30./Periskopi/

Shpërndaje në: