Nuk shkoi në Gjykatë, Rozeta Hajdari arsyetohet: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë

Nuk shkoi në Gjykatë, Rozeta Hajdari arsyetohet: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit.

Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës, përcjell Periskopi.

Pas kësaj ministrja, Rozeta Hajdari ka dal me reagim në “Facebook”, ku thotë se nuk ka pranuar ftesë.

“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!“.

 

 

 

Rozeta Hajdari s’mori pjesë, anulohet seanca për rezervat shtetërore

Shpërndaje në: