Përgatituni: Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se shkaku I intervenimeve të planifikuara do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.
Bëhet fjalë për shtatë zona të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se sot ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike në këto lokacione: Rr. Bahri Kuqi, Rr. Hyzri Talla, Rr. Bislim Makolli, Rr. Faik Ukë Hoxha, Rr. Vahit Mustafa, Rr. Shyt Marevci dhe Lagjja Taslixhe”.
“Gjatë kohës së intervenimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të shkurtëra ose ulje të presionit të ujit”, thotë ujësjellësi i kryeqytetit./Periskopi/



