Kushti i ri që SHBA pritet të vendosë për turistët: Historikun e rrjeteve sociale
Administrata e Donald Trump ka propozuar një rregull të ri që detyron të gjithë turistët e huaj të dorëzojnë pesë vitet e historikut të rrjeteve sociale përpara hyrjes në SHBA. Përveç profileve sociale, udhëtarët do të duhet të japin edhe email-et, numrat e telefonit dhe informacion mbi familjarët.
Masat vijnë pas politikave të fundit të administratës për verifikim të shtuar të imigrantëve, përfshirë kontrollin për “anti-amerikanizëm” te aplikantët për viza dhe karta të gjelbra. Autoritetet amerikane thonë se përfitimet e imigracionit janë “privilegj, jo e drejtë”, ndërsa publiku ka 60 ditë kohë për të komentuar rregullin e ri, raporton Daily Mail, transmeton Periskopi.
Ndërsa SHBA pritet të presë mijëra vizitorë për Kupën e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028, politikat e reja mund të ndikojnë ndjeshëm në procesin e hyrjes së udhëtarëve të huaj.



