Behrami: Qeverisjes që na ktheu në kohën e agregateve i ka ardhur fundi
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka postuar një video në orët kur kishte mungesë të energjisë elektrike në Prishtinë.
Nën zhurmën e një gjeneratori, Behrami ka thënë se qeverisjes që e ktheu Kosovën në kohën e agregateve i ka ardhur fundi.
“Qeverisjes që na ktheu në kohën e agregatëve i ka ardhur fundi. Më 28 dhjetor, le të zgjedhim rrugën e zhvillimit dhe stabilitetit”, ka thënë ai, njofton Periskopi.
“Edhe? Dihet, a?!”.



