Fillon ushtrimi i përbashkët i Ambasadës Amerikane me Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët i planifikuar të realizohet nga ora 15:00 deri në 21:00, së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, tani veçse ka filluar dhe është në fazën fillestare.
Policia ka dhënë detaje për fillimin e kësaj stërvitjeje për reagim ndaj krizave me anë të një njoftimi për media.
“Varësisht nga informacionet dhe skenarët e përgatitur në ushtrim, do të kyçen njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme, të cilat do të përdorin mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike, për veprime policore varësisht nga situata dhe rrethanat e paraqitura”.
“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, thotë policia./Periskopi/
Njoftimi i plotë:



