Ish-kryeministri Çeku: Qeveria Kurti e papërgjegjshme dhe autoritare
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agim Çeku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, e ka vlerësuar të papërgjegjshme dhe autoritare qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka bashkëpunuar me askënd dhe me këtë veprim e ka dëmtuar Kosovën.
“Kemi marr goditje nga aleatët tanë. Ne jemi shtet i ri dhe në vend se ta kemi simpatinë e tyre, ne po ballafaqohemi me probleme me sanksione, ndërsa sot situata gjeopolitike është shumë sfiduese”.
Sipas Çekut ëshhë koha që të kërkohet një qëveri e përgjegjshme që të qeveriset Kosova.
“Unë besoj se qeveritë e koalocionit janë treguar më të suksesshme dhe është e nevojshme të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë ai./Periskopi/



