Çeku: Veteranët në Kosovë janë trajtuar keq, sidomos nga Qeveria Kurti
Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherës kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agim Çeku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se Qeveria Kurti ka pasur qasje shumë të gabuar me veteranët, duke i përjashtuar nga paga minimale. Sipas tij, asnjë vend i botës nuk i trajton ata që kanë sakrifikuar për vendin si kjo Qeveri.
“E kemi një qasje shumë të gabuar ndaj veteranëve dhe vlerave të luftës, sidomos nga kjo qeveria që patëm. Nuk ka asnjë vend bote që mos të respektohen njerëzit që kanë sakrifikuar, por të trajtohen si barrë. Unë vet e kam statusin e veteranit në Kroaci dhe ky vend ka nxjerr një ligj se lufta është e shenjt dhe kushdo që vjen në pushtet nuk duhet të ndërrohet asnjë qëndrim”, ka thënë Çeku.
Ndërsa deklaratat e Vetëvendosjes që e lidhin kryetarin e AAK-së, me Listën Serbe, Çeku i ka përshkruar me vetëm një fjalë “paftyrësi”.
Ai ka folur edhe për mos krijimin e institucioneve, duke e konsideruar papërgjegjësi ngs ana e Albin Kurtit, që nuk ka arritur ta krijojë Qeverinë, përkundër që i kishte 41 për qind.
Çeku ka thënë se Kurti nuk ka punuar asnjë ditë që Kosovës t’ia krijojë institucionet./Periskopi/
Agim Çeku: Ramush Haradinaj ja vendosi kapuçin Ushtrisë së Kosovës



