Trumpi paralajmëron hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trumpi paralajmëron hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se “do të ketë hakmarrje shumë serioze”, pasi dy ushtarë amerikanë dhe një civil amerikan u vranë në një sulm në Siri për të cilin Uashingtoni fajëson grupin e Shtetit Islamik.

“Ky ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-së dhe Sirisë, në një pjesë shumë të rrezikshme të Sirisë që ata nuk e kontrollojnë plotësisht”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte “i shkatërruar nga ajo që ndodhi” dhe theksoi se Siria po luftonte përkrah trupave amerikane. Trump, në postimin e tij, theksoi gjithashtu se al-Sharaa ishte “jashtëzakonisht i zemëruar dhe i shqetësuar nga ky sulm”.

Komanda Qendrore Amerikane tha se tre ushtarë u plagosën në një pritë të shtunën nga një anëtar i vetëm i ISIS në Sirinë qendrore. Ushtria amerikane tha se personi i armatosur u vra./Periskopi/

Shpërndaje në: