Alarm për sulm në Universitetin Brown në SHBA, studentëve u kërkohet të qëndrojnë të fshehur
Policia ndërhyri të shtunën pas një njoftimi për një sulmues në Universitetin Brown, pranë ndërtesës së fakultetit të inxhinierisë në kampusin e Providence, në shtetin federal të Rhode Island, u njoftua përmes sistemit të alarmimit të universitetit.
“Një sulmues aktiv ndodhet pranë ndërtesës Barus & Holley Engineering. Mbyllni dyert, ndalni zerin telefonave dhe qëndroni të fshehur deri në njoftim të mëtejshëm”, njoftoi universiteti në faqen e tij të internetit.
Fillimisht, shkolla publikoi një përditësim ku thuhej se një i dyshuar ishte në paraburgim, por në një njoftim pasues universiteti deklaroi: “Policia nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim dhe po vazhdon kërkimin për të dyshuarin”.
Sipas njoftimit, Departamentet e Policisë së Brown dhe të Providence janë në vendngjarje pranë një ndërtese inxhinierike të vendosur në anën lindore të kampusit,raporton CNN./Periskopi/



