Dhjetë të vrarë nga sulmi në Sydney, përfshirë një autor
Autoritetet australiane kanë përditësuar bilancin e ngjarjes së rëndë në Bondi Beach të Sydney-t, duke konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën gjatë incidentit me armë zjarri, përfshirë edhe një nga autorët e dyshuar.
Sipas policisë, autori i dytë ndodhet në paraburgim dhe është i plagosur.
Të paktën 12 persona të tjerë janë lënduar, ndërsa dy efektivë policie u qëlluan dhe mbetën të plagosur gjatë ndërhyrjes. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti publik për shënimin e Hanukkah, raporton CNN.
Policia e New South Wales ka vendosur një zonë përjashtimi dhe ka sjellë pajisje të specializuara për kontrollin e objekteve të dyshimta, përfshirë mjete shpërthyese artizanale (IED), pa bërë ende publike vendndodhjen e saktë të perimetrit të sigurisë.
Autoritetet theksojnë se operacioni policor është ende në zhvillim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Bondi Beach dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare. Qeveria australiane ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe po monitoron nga afër situatën./Periskopi/



