Ofendoi heronjtë e luftës, ish-gazetari reagon sërish: Ma paskan hakuar llogarinë e Facebook-ut

Ofendoi heronjtë e luftës, ish-gazetari reagon sërish: Ma paskan hakuar llogarinë e Facebook-ut

Ish-gazetari i Botës Sot, Nefail Maliqi i ka kërkuar falje familjeve të dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi për komentet fyese të bëra përmes një komenti në rrjetin social Facebook të dielën.

Maliqi, i cili e përkrah publikisht kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, aludoi se Krasniqi dhe Gashi nuk kishin qenë luftëtar në terren por “në Hotelin Rogner” në Tiranë.

“Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”, shkroi Maliqi duke komentuar një video që shfaqte dy dëshmorët duke kënduar me çifteli.

Në një reagim në Facebook të hënën, ai është arsyetuar se i është hakuar llogaria në Facebook.

“Tash me njoftuan per ket postim disa kolegë qe skam lidhje. Po ska te beje asgje me mua, pasi fb im qenka hakeruar”, tha ai në një postim me plot gabime drejtshkrimore.

“Leni kto hajgare, kto montazhe tash me kto (AI) manipulimr. Eshte pak problem me kompremetu Nefail Maliqin!”, vazhdoi ai.

Maliqi tha se nuk është në dijeni për komentet që vetë i bëri.

“Une se kam pare fare ket postim, tash me njoftuan dhe vertete ma paskan hakeru faqen e fb tim, qka e kam prit nje gje te tille. Sa here jam aktiv ne mbrojtje te shtetit , kam telashe ja me fb, ja me Serbine!”, pretendoi Maliqi.

Në fund, ai tha se i falënderon “ekspertët zviceranë” që ia rikthyen nën menaxhim llogarinë e Facebook-ut./Periskopi/

Shpërndaje në: