Hande Erçel në krahët e producentit pak muaj pas ndarjes, si nisi romanca e re e aktores
Lajmi se Hande Erçel dhe producenti Onur Güvenatam janë bashkë ‘ka shkundur’ mediat rozë.
Aktorja, e cila u nda nga Hakan Sabancı gjatë verës për shkak se zbuloi mesazhet e tij me gra të tjera gjatë pushimeve në Itali, është rikthyer në qendër të vëmendjes me lidhjen e re që pason vetëm pas pak muajsh.
Sipas mediave turke, afrimiteti i tyre u nxit nga një takim në aeroport.
Erçel ka marrë me qira një apartament në Londër dhe është regjistruar në një kurs gjuhe për të përmirësuar anglishten.
Teksa priste në aeroport për të udhëtuar drejt Londrës, ajo u njoh me 40-vjeçarin dhe ekipin e tij që po përgatiteshin për të marrë pjesë në panairin Content London që mbahet në datat 2-4 dhjetor.
Ata biseduan në avion dhe më pas u takuan në një darkë mes miqsh. Nga ai moment, janë takuar shpesh. Nuk ka ende diçka zyrtare mes tyre.
Aktorja 32-vjeçare u kthye në Stamboll për të xhiruar një reklamë dhe tha se janë në fazë njohjeje.
“Nuk ka ende diçka për të thënë. Nëse vjen momenti për të folur, do ta bëjmë… është një situatë e re, aq e re sa nuk njoh ndonjë. Të gjithë duhet të ndalojnë dhe të presin para se të gjykojnë diçka. Këto gjëra janë çështje fati.”
Hande Erçel dhe Onur Güvenatam, të cilët ishin takuar më herët lidhur me një projekt, u fotografuan bashkë gjatë një eventi në SHBA./Periskopi/



