Paga minimale të jetë 600 euro, sindikata e sektorit privat kërkon që pagat me rritje të ekzekutohen me 1 janar

Paga minimale të jetë 600 euro, sindikata e sektorit privat kërkon që pagat me rritje të ekzekutohen me 1 janar

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me çështjen e rritjes së pagës minimale.

“Më 31 tetor 2025 nga Qeveria e Kosovës u mor vendim që paga minimale të rritet nga 350 euro në 500 euro, duke e ndarë në dy faza rritjen. Rritja e parë e pagës minimale prej 425 euro bruto nga 350 euro bruto sa është tash, u premtua të filloi nga 1 janari 2026, kurse nga 1 korriku të filloi zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale do bëhet 500 euro”, thuhet në shkresën e FSPTSPK-së.

Tutje kjo federatë ka bërë apel që zbatimi i pagës së re minimale të nis nga 1 janari 2026.

“Kjo do ta lehtësoj koston e jetës të një pjese të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, pas rritjes së inflacionit dhe çmimeve në treg. Andaj ju thërrasim që t’i bëni të gjitha përgatitjet për transferimin e mjeteve për kompanitë publiko-private që kryejnë shërbime në institucionet publike që pagat e janarit tu dalin me rritje konform vendimin që keni marrë”, thuhet tutje në shkresë.

FSPTSPK ka shtuar se paga minimale mund të jepet vetëm në kushte të jashtëzakonshme të shtetit dhe ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që kjo pagë të jetë së paku 600 euro. /Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Irani paralajmëron për hakmarrje ‘shkatërruese’ pas kërcënimeve të ashpra të Trumpit

Irani ka paralajmëruar për hakmarrje “shumë më shkatërruese” nëse SHBA-të dhe Izraeli do të sulmojnë…

Chelsea e informon Real Madridin për çmimin e frikshëm të Enzo Fernandezit

Chelsea ka vendosur një vijë të qartë financiare sa i përket Enzo Fernandez, duke insistuar…

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit…

Sot pritet takimi Kurti–Abdixhiku, në fokus zgjedhja e Presidentit

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i…

Horoskopi ditor, e hënë 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës sate! Provo diçka që nuk…

Moti sot, temperaturat deri 23 gradë Celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dëmtuara

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë të Shqipërisë, saktësisht në…

Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto 13 fakte tregojnë të kundërtën

Shumë njerëz ende besojnë se një mace e zezë që ju pret rrugën sjell ters.…