“Mjaft me këtë dhunë antisemitike”, thotë Papa Leo pas të sulmin në Sydney

“Mjaft me këtë dhunë antisemitike”, thotë Papa Leo pas të sulmin në Sydney

Papa Leo ka postuar në X për sulmin e djeshëm në Bondi Beach në Sydney, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës antisemitike dhe duke u lutur për viktimat e sulmit.

“Le të lutemi së bashku për të gjithë ata që vuajnë për shkak të luftës dhe dhunës. Sot, në veçanti, dëshiroj t’ia besoj Zotit viktimat e masakrës terroriste të kryer dje në Sydney kundër komunitetit hebre”, tha Papa.

“Mjaft me këtë dhunë antisemitike!” vazhdoi ai. “Le ta eliminojmë urrejtjen nga zemrat tona”./Periskopi/

Shpërndaje në: