Abelard Tahiri: 10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se vendi ka humbur pesë vite të tëra në përçarje dhe kaos.
Në një takim me mbështetësit e PDK-së në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Tahiri tha se Kosova ka nevojë për stabilitet, drejtim të qartë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ai theksoi se qeveria e re, e udhëhequr nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të angazhohet për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe shpresës për qytetarët.
“Bashkë. Përpara!”, përfundoi Tahiri mesazhin e tij./Periskopi/



