‘Si në odë të babës’: Burri i Albulenës shkel betimin, nga zyrat e KQZ’së tregon si të votohet VV’ja

‘Si në odë të babës’: Burri i Albulenës shkel betimin, nga zyrat e KQZ’së tregon si të votohet VV’ja

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka publikuar një video nga zyrat e KQZ-së, ku shkel hapur Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve.

Në rreth pesë minutat e videos, Krasniqi tregon hap pas hapi procesin e votimit me postë dhe nuk ngurron të tregojë se si duhet të votohet Vetëvendosje.

“KQZ përmes postes së shpejt do të dërgojë në adresën tuaj një zarf të tillë. Brenda tij do të gjeni fletëvotimin, zarfin kthyes dhe zarfin e fshehtësisë”, thotë Krasniqi, duke nisur udhëzimin e tij politik brenda një institucioni të pavarur kushtetues, shkruan Gazeta Metro, transmeton Periskopi.

Më pas, ai tregon hapin e dytë dhe nxjerr lapsin për të votuar Vetëvendosje, duke treguar qartë ku duhet bërë tik-u ose X-i. Video ka shkaktuar reagime për mungesën e neutralitetit dhe shkeljen e ligjit nga një anëtar i KQZ-së.

E në video s’heziton si të ishte në shtëpin e tij Krasniqi të sqarojë me radhë halat se si duhet të votohet VV’ja.

Ndërkaq neni 62 i ligjit e sqaron mjaftë mirë se anëtari i KQZ-së deklarohet se do t’i kryejë detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike dhe të paanshme.

“Presidenti i lëshon një shkresë emërimi secilit anëtar të KQZ-së, të cilët paraqiten personalisht para Presidentit ose përfaqësuesit të tij të caktuar në datën e shpallur nga Presidenti për ta dhënë deklaratën vijuese në gjuhën të cilën ai ose ajo e zgjedh vetë: “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si anëtar i KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.”, thuhet në nenin e këtij ligji.

Shfrenimi i anëtarëve të VV’së brenda KQZ’së pothuajse u bë i zakonshëm dhe nuk është që s’pritej që edhe burri i Ministres së Drejtësisë në ikje, Albulena Haxhiut ta përdhoste lidhin, e që ndodhë për herë të parë në histori të shihet një skandal i tillë./Periskopi

Shpërndaje në: