Vjosa Osmani dy ditë para zgjedhjeve organizon tubim me mërgatën në Emerald

Vjosa Osmani dy ditë para zgjedhjeve organizon tubim me mërgatën në Emerald

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit do të zhvillon një tubim me mërgatën në Emerald.

Këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë ftesën e Osmanit për takimin që pritet të mbahet  me 26 dhjetor në orën 18:00, raporton Periskopi.

“Në emër të Shkëlqesisë së Saj, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kemi nderin t’ju ftojmë në pritjen tradicionale fund vitit më mërgatën, në shenjë falënderimi e mirënjohjeje për kontributin e mërgatës sonë, e cila mbetet gjithmonë e lidhur ngushë me Kosovën. Pritja do të mbahet më 26 dhjetor, prej orës 18:00, në hotelin Emerald. Pjesëmarrja juaj do të ndereroj këtë mbrëmje të dedikua rolit të pazëvendësueshme të mërgatë sonë për lirinë dhe shtet ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës. Lutemi që pjesëmarrjen ta konfirmoni më së largu deri më 24 dhjetor”, thuhet në ftesën e Presidentes Osmani.

Kurse, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka akuzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se me organizimin e takimit me mërgimtarët dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, po bëhet pjesë e fushatës zgjedhore.

Haliti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se takimet me mërgimtarët janë të mirëseardhura, por sipas tij, jo në prag të zgjedhjeve.

“Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve? Presidente, luaje rolin kushtetues”, ka shkruar Haliti./Periskopi/

Reagimi i plotë:

Shpërndaje në: