Rozeta Hajdari në kohë zgjedhjesh merr një vendim për naftën
Ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim që të përcaktojë marzhën tregtare maksimale për shitjet me pakicë dhe shumicë të naftës.
Hajdari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në bazë të këtij vendimi, shitjes me pakicë do t’i përcaktohet marzha maksimale dy eurocent për litër ndërsa me shumicë 12 eurocent për litër, shkruan Insajderi.
“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e ministres në detyrë.
Sipas Hajdarit, do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën dhe ATK’në. /Insajderi.org/ Periskopi/



