Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të jetë granatë dore.

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e tij.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka realizuar në mënyrë të kontrolluar demolimin dhe shpërthimin e mjetit./Periskopi/

Shpërndaje në: