Policia me njoftim të ri për vrasjet makabre në Australi
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ndodhi në Bondi Beach, një nga plazhet më të njohura të Sidneit, ku një sulm i armatosur la të vdekur 16 perosna, duke përfshirë edhe njërin prej dy të dyshuarve.
Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë një përditësim të ri mbi viktimat dhe reagimin ndaj sulmit në Bondi Beach, raporton skynews.
Kur Policia e Uellsit të Ri Jugor njoftoi këtë mëngjes ngritjen e akuzave ndaj autorit të dyshuar të të shtënave në Bondi Beach, ajo publikoi gjithashtu një përmbledhje të asaj që ndodhi të dielën.
Një ngjarje e rëndë tronditi Bondi Beach këtë fundjavë, kur dy burra hapën zjarr ndaj turmës në një nga plazhet më të njohura të Sidneit.
Shërbimet e emergjencës u thirrën menjëherë pasi qytetarët raportuan të shtëna me armë në një vend publik.
Sipas policisë së Uellsit të Ri Jugor, oficerë nga Komanda Policore e Eastern Suburbs, komanda të tjera përreth dhe policia speciale reaguan dhe lokalizuan dy sulmuesit që përdornin armë të gjata kundër turmës.
Një shkëmbim zjarri ndodhi mes policisë dhe sulmuesve, ku dy oficerë – një konstabël dhe një konstabël në periudhë prove – u plagosën.
Gjatë përleshjes, njëri nga sulmuesit, një burrë 50-vjeçar, u qëllua nga policia dhe vdiq në vendngjarje. Djali i tij 24-vjeçar u plagos rëndë dhe u dërgua në spital nën ruajtje policore.
Policia gjithashtu bëri të ditur se pesëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë sulmit, ndërsa 41 të tjerë – përfshirë katër fëmijë – u dërguan në spitale të ndryshme të Sidneit.
Aktualisht, 20 pacientë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor. Viktimat që kanë ndërruar jetë janë ende në proces identifikimi, me moshë që varion nga 10 deri në 87 vjeç.
Nga dy oficerët e plagosur, konstabli është në gjendje kritike, por të qëndrueshme, ndërsa konstabli në periudhë prove ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Policia ka njoftuar se hetimet për rrethanat e plota të incidentit vazhdojnë./Periskopi



